Shefja e lartë në BE mesazh të fortë pas dështimit të negociatave: Ishte një…

“Një gabim historik, i cili shpresoj se mund të korrigjohet sa më shpejt”.

Keshtu e cileson Federica Mogherini, shefja per politiken e Jashtme te BE, vendimin per mos hapjen e negociatave me Shqiperine ne Bruksel.

Me nje shenim ne blogun e saj, postuar edhe ne llogarine ne Twitter, me titull “Dy vendime te rendesishme dhe nje gabim historik”, Mogherini e nis fjalen pikerisht me vendimin e veshtire sipas saj dhene nga Keshilli Evropian.

“Krerët e Shteteve dhe Qeveritë kanë shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut në Bashkimin Evropian, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të bërë nga të dy vendet dhe kundër mendimit të Komisioni Evropian. Ishte shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të korrigjohet sa më shpejt”- shkruan ajo.