Shehaj: Kuvendi sotëm përfaqëson vullnetin e krimit, jo të popullit

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar në rrjetet sociale duke deklaruar se Parlamenti që ka sot Shqipëria nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve, por atë të krimit.

Sipas tij, qeveria nuk i shërben popullit dhe interesit publik, por oligarkëve.

“Kuvendi i sotëm nuk përfaqëson vullnetin e popullit, por të krimit. Ky Kuvend u kap nga krimi që pa lindur, përmes vjedhjes së votave në bashkëpunim mes Edi Ramës dhe krimit. Prandaj qeverisja e sotme është në shërbim të krimit dhe oligarkëve dhe jo popullit dhe interesit publik. Po nuk patëm një parlament legjitim dhe të ndershëm nuk do ketë kurrë demokraci, liri dhe mirëqeverisje në Shqipëri.

Sa më shpejt ti japim mundësi shqiptarëve të votojnë në kushte të lira dhe demokratike”, shkruan ai.