Shëndeti në rr.ezik/ Dita e parë e mësimit, ja ç’ndodhi sot në Shkodër në disa shkolla…le.meri



Shkollat e nisën ditën e parë, ku shumë prej tyre u përballën me vështirësi të shumta që i diktoi Covid 19. Nga protokolli i sigurisë, tek ndryshimi i orareve të mësimit me turne, e për të vijuar më pas me monitorimin e brendshëm të sjelljes së nxënësve. Sikur të mos ishin vetëm këto, në shumë njësi administrative u raportuan edhe probleme më të r.ënda. Në Shkoder një pjesë e këtyre shkollave nuk kanë patur termometer infra për matjen e temperaturës së nxënësve, këto të fundit nuk kanë dorëzuar shkresën që konfirmon se nuk janë të sëmurë, e madje një pjesë e shkollave mësohet se nuk kanë mbajtur raport të brendshëm sa i përket lëvizjeve të nxënësve në klasa e koridore. Sic duket autoritetet vendore janë mjaftuar me përmbushjen e këtij detyrimi në shkollat e mëdha dhe ato në qytet, apo njësitë e afërta, pa pyetur për shkollat periferike. Me dhjetra denoncime kanë mbërritur në redaksinë e shkodraneës, ku vetë mësuesit thonë se dita e parë e shkollës i ngjau atyre si në kohë jo v.irusi, pasi për ta masat në fjalë mungonin. Nga ana tjetër ata thonë se edhe investimet e bashkisë Shkoder lënë për të dëshiruar, pasi janë ende pa sanitare të përhershme, në disa shkolla nuk ka patur këtë ditë të parë ujë dhe energji elektrike, dy elemente kryesore që shërbejnë sëpaku për të garantuar edhe higjenën e kërkuar. Fillimi thuhet është gjysma e punës, por në fakt nga 84 shkolla që ka në varësi bashkia Shkoder, ky fillim jo për të gjitha ishte i mbarë dhe ashtu sic duhej. Ditët e ardhshme do të jenë treguesi më i mirë i rezultateve të cdo mase të marrë, pasi në varësi të tyre do të tregohet edhe zbatueshmëria e këtyre masave. Rreziku më i madh është që shkollat të mos rimbyllen, e për nxënësit ky do të ishte një tjetër vit problematik e me deficite në aspektin e mësimnxënies.