Shenjat e horoskopit që duhet t’i qëndrosh sa më larg, motivi?

Dashi

Shmangni: Bricjapin

Dashi pëlqen të thyejë rregullat, ndërsa Bricjoni jeton me rregulla. Nëse je Dash, një burrë i Bricjapit do të të bënte gjithmonë të ndjehesh e kritikuar.

Demi

Shmangni: Ujorin

Je e zonja në dashuri, je sensuale dhe e ngrohtë, ndërsa Ujori gjithmonë ndryshon midis racionalitetit dhe rebelimit.

Binjakët

Shmangni: Akrepi

Kombinimi Binjakë- Akrep është pa dyshim i nxehtë. Ju do të dërgoni mesazhe provokuese ose foto në chat, por kur bëhet fjalë për një marrëdhënie serioze, gjërat do të vështirësohen.

Gaforrja

Shmangni: Shigjetarin

Shigjetari hyn në jetën tënde si një uragan dhe nganjëherë nuk ka asgjë më të mirë për t’ju nxjerrë jashtë rrjedhës tuaj. Sapo të largoheni, Shigjetari do t’ju lërë me një gjendje ankthi shumëvjeçar, ju që jeni aq të ndjeshëm. Edhe nëse nuk dëshiron, një Shigjetar do të rrezikonte t’ju lëndonte.

Luani

Shmangni: Peshqit

Peshqit ju magjepsin menjëherë, me ëmbëlsinë dhe madhështinë e tyre. Kjo ju bën të humbni busullën dhe kontrollin, por çfarë do të ndodhë kur të vijë faza juaj e pashmangshme e trishtuar? Apo më keq, kur vjen grindja e zjarrtë? Pas stuhisë, Peshqit do të harronin gjithçka, por ti jo.

Virgjëresha

Shmangni: Peshoren

Takimet  e para me Peshoren do të jenë magjike, me kusht që të vendosni një datë dhe një orë pa ndryshuar shumë herë. Ju merrni vendime dhe thoni po ose jo, Peshorja është e gjitha “ndoshta”.

Peshorja

Shmangni: Virgjëreshën

Virgjëresha, në fillim, duket se plotëson pasionin tënd për gjëra të bukura dhe harmonike. Ju keni shije të ngjashme, të dyja të rafinuara. Por pastaj Virgjëresha fillon të shtyjë, të pyesë se ku po shkon marrëdhënia juaj, pse këtë, pse atë.

Akrepi

Shmangni: Binjakët

Binjakët janë mjaft tërheqës, me dëshirën për të luajtur dhe qeshur. Por Binjakët janë shumë të paqëndrueshëm për ju.

Shigjetari

Shmangni: Gaforren

Gaforrja është e adhurueshme, e butë dhe e ndjeshme. Por për ju është më mirë ta keni atë si një mik se sa si një partner. Shkurtimisht, një sens i vogël aventure për ju është thelbësor.

Bricjapi

Shmangni: Dashin

Ju jeni serioz dhe përgjegjës, por Dashi është impulsiv dhe nganjëherë kapriçioz. Nuk kombinoni.

Ujori

Shmangni: Demin

Megjithëse romanca e Demit është e admirueshme dhe joshëse, intensiteti i tyre ndonjëherë mund të bëhet mbytës për ju.

Peshqit

Shmangni: Luanin

Luani në fillim do t’ju mahnisë, ai është romantik, trim, pothuajse hero. Por një marrëdhënie është bërë me ndjenja të thella e reciproke, jo admirim të pakushtëzuar për tjetrin. Burimi: FemratNews