Shënohet v.iktima e dytë pa nisur akoma plazhi mirë, sot u trishtua një familje në Durrës

Shënohet v.iktima i dytë ende pa nisur mirë sezoni i plazhit. Sot, një i moshuar ka ndërruar jetë në plazh, në afërsi të Pistës Iliria.

Ngjarja ndodhu rreth mesditës afër orës 11:20, në lagjen nr.13, Durrës.

Policia njofton se një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, 1.75 cm i gjatë , është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shkaku i vdekjes të ketë qenë arrest kardiak.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 11.06.2019,rreth orës 11:20, në lagjen nr.13,Durrës, në afërsi të Pistës “Iliria”, një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, 1.75 cm i gjatë , është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se shkaku i vdekjes të ketë qënë arrest kardiak.

Po punohet për identifikimin e kufomës.