Shënohet vi,ktima e parë me koronavirus në Shkodër

Tre viktima me COVID-19 brenda 24 orëve në Shqipëri. Në orët e vona të mbrëmjes së shtunë u shënua viktima e parë në qytetin e Shkodrës. Një grua e moshuar 80-vjecare, ndërroi jetë në Spitalin e Shkodrës, ndërsa vuante nga zemra, tensioni dhe diabeti. E moshuara u shtrua sot në Spitalin e Shkodrës por për shkak të gjendjes së rënduar nuk u transportua dot për në Tiranë, pasi gjatë gjithë kohës ishte mbajtur me oksigjen.

80-vjeçarja me iniciale R.H kishte vetëm pak orë që ishte konfirmuar pozitive më COVID-19. Po ashtu me koronavirus në Shkodër është konfirmuar dhe motra e saj 57-vjeçe.

Ndërkohë, po në mbrëmje, por në Spitalin Infektiv në QSUT, ndërroi jetë një 84-vjeçare. Prej 4 ditësh ajo ndodhej e shtruar në Spitalin Infektiv dhe vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese si artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension.