Shënuan 122 pikë në finale, por ja si shprehet trajnerja e Vllaznisë

Edhe pse ekipi i të rriturve në basketboll për meshkuj nuk po kalon një moment të mirë, krejt e kundërta ndodh tek vajzat e reja të Vllaznisë në basketboll. Nën drejtimin dyshes Renato Radoja dhe Xhuli Shestani, Vllaznia U-18 triumfoi dje 122 – 85 ndaj Superior Basket, duke u shpallur kampione e kampionatit.

Por, trajnerja Shestani shprehet se mund të kishte një rezultat më të thellë në këtë finale. Ndërkohë, ajo ka edhe një kërkesë për drejtuesit e klubit shkodranë.

“E prisnim edhe një fitore të thellë si kjo, por si çdo finale edhe kjo kishte vështirësinë e vetë. Fillimet janë me emocion, por më pas vajzat u çliruan dhe zhvilluan një lojë të shkëlqyer. Të gjitha ndeshjet i kemi me 100 pikë, por mund të shkonim edhe më shumë ndaj Superior Basket, por na hoqën 3 lojtare me nga pesë personale. Ky brez ka pasur vajza shumë të talentuara. 5 prej tyre kalojnë tek te ekipi i të rriturve dhe tashmë duhet të punojmë për një brez tjetër vajzash të talentuara, që shpresojnë të kenë të njëjtin ritëm. Por, kërkoj që këtyre vajzave që kalojnë tek ekipi i tër rriturave tu jepet prioritet që të mos shkojnë tek ekipet e tjera të Shqipërisë.” – theksoi Shestani. /ShkodraNews

Lexo edhe: