Shëron të sëmurët me ko.ronavi.rusi/ “Të ecet sa më shpejt përpara”, Ilir Meta bën apel për praktikën ‘çudibërëse’



Presidenti i Republikës Ilir Meta nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka inkuruar strukturat në vend që të ecin sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune tek pacientët me COVID-19, pra me gjakun e personave të shëruar. Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se në këtë situatë është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, pasi kjo do të mundësonte aplikim të suksesshëm dhe zbatim strikt.



Postimi



Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.

Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli.

Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të suksesshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë.