Sherr mes këngëtareve të njohura, publikohen bisedat, cfarë i kanë njëra tjetrës…

Një sherr i gjatë është konsumuar mes dy këngëtarëve të njohura shqiptare, Fifi dhe Tayna. Pas lajmit që nuk e kishte paguar këngëtaren për bashkëpunimin, dalin fotot e bisedës në ëhats up ku Fifi tregon se kënga “Habibi” ishte diss për Taynën dhe shumë këngëtare të tjera.

Pasi në rrjet qarkulluan fotot e këngëtares nga Maroko Lamar duke u argëtuar me Taynën (që u mendua si një hakmarrje nga kjo e fundit për Fifin), disa kohë pas publikimit të këngës “Habibi”, Fifi i shkruan Lamar-it për ta pyetur se vërtet ajo e ndjek Taynën në Instagram.

Në këto foto të publikuara nga Pamfleti shfaqet edhe biseda e tyre ku Lamar e pyet nëse po e kontrollon dhe që kjo nuk është punë e saj pasi në këngë është Fifi ajo që i bën diss dhe ajo nuk ka asgjë personale me askënd. Fifi e vazhdon bisedën duke i kujtuar se ishte dhe ajo pjesë e këngës edhe që kishte menduar se ishin një skuadër, por mesa duket ishte keqkuptuar.