Sherri i bujshëm mes Noizyt dhe MatoLales, si është e vërteta? Reperi shqiptar zbulon skandalin e madh: Ata janë duke…



Një deklaratë e fortë është bërë sot nga ish-anëtari i grupit OTR, reperi Blazer. Ky i fundit teksa ka qenë i ftur në emisionin “Expuls”, tha se sherri i ndezur në mediat rozë mes Noizy-t dhe Mato Lales, i duket i sajuar për marketing.



“As nuk me intereson fare! Më duket terësisht i sajuar për marketing”– u shpreh ai.



Ndërkohë, vetëm disa ditë më parë, MatoLale publikoi këngën e tij më të fundit “Resto”, që u duk se ishte një diss i hapur ndaj Noizy-t.

“Edhe Varrosin që me demek e ke si vëlla, edhe Varrosin e ke lon me jetu në shtëpi me qera”, shprehet MatoLale në këngë. Por i me njëhershëm ka qenë dhe kundërreagimi i Noizy-t i cili publikoi

bisedat që kishte bërë me MatoLalen në qershor të vitit të shkuar, 1 ditë para se të publikonin bashkëpunimin e tyre “Adrenalinë”.

“Mos e harroni asnjë moment kë keni të bëni. Rrenat e juaja zgjasin 2 ditë, mbas kësaj hype që more nga emri im dhe ti do vdesësh do përfundosh te gjithë llumi… dhe ti e din mirë këtë se e ke thonë dhe vetë, se kush të del kundra ty (Noizy) përfundon tek të shumtit. Të kujtohet? Numëro ditët dhe shife si vdes emri yt në heshtje me pambuk. Shokun e kishe në spital t’u luftu me jetën… mendjen e kishe te kënga me Noizyn. Ndërkohë flet boti për besprem”, ka shkruar në një tjetër postim Noizy.