Sherri me Alketa Vejsiun, Dalina i thotë të gjitha troç. Ja gjërat që nuk i paskemi ditur

Disa muaj më parë, zuri vend në media një sherr që ndodhi mes Alketa Vejsiut dhe Dalina Buzit.

Por teksa ishte në emisionin Thumb, Dalina nuk i ka shpëtuar as pyetjes thumbuese se si vijon marrëdhënia e saj me Alketën.

Duke treguar se si ndodhi sherri, Dalina shkoi më tej duke thënë se Alketën nuk e ka pasur kurrë shoqe.

“Unë Alketën nuk e kam pas kurrë shoqe, as gjak. U bë publike sepse ishte në emocion e sipër. Këto janë gjëra pune, jo personale. Ishte një gjë biznesi. Aty janë dy koka pa menaxher që të sqarojë gjithçka. Në lidhje me një person tjetër, u përplasëm nëpër chat-e. Ka qenë rastësisht, është pak personale si histori… Kur ndodhin gjërat të tilla nuk është se prekesh. Nuk është se mua më ka prekur shoqja ime e fëmijërisë apo atë e ka prekur shoqja e saj e fëmijërisë, një gjë në familje apo një gjë me burrin, por bëhen të mëdha mediatikisht. Zgjati më pak se ne nuk u takuam. Ne kemi punuar bashkë dhe s’kemi pas probleme, por kjo gjëja filloi të më acaronte dhe unë e shkruajta. Plus dhe emri i Alketës aty e bëri të madhe si gjë.”-është shprehur Dalina Buzi, në lidhje me marrëdhënien e saj me Alketa Vejsiun.