Sherri në Top Channel, reagon për herë të parë Arbana Osmani

Lajmi për të se mund të largohej nga Top Channel, ishte kryefjala e mediave rozë dy ditët e fundit.

U tha se kishte ndodhur një sherr me drejtorin e televizionit Ben Blushi e nga kjo moderatorja do të braktiste ekranin e Top Channel, pjesë e të cilit është prej 15 vitesh.

Ndërkaq, pas këtyre lajmeve, është shfaqur për herë të parë në publik Arbana. Pak minuta më parë, moderatorja ka publikuar nëj foto në Instagram. “Mirëmëngjes”, shkruan ajo, ndërsa shfaqet mjaft e qeshur.

Teksa ka postuar edhe një foto në Story, tek parukierja:

Ajo kishte 4 ditë pa postuar foto në profilin e saj. Mesa duket për Arbanën gjithçka ka kaluar./ShkodraNews