Sherri për dy stola në Lezhë, ja ç’ndodhi mes avokatit dhe policisë



Përmes një njoftimi Policia e Lezhës ka reaguar për arrestimin e avokatit Gjergj Neli. Policia akuzon se avokati është arrestuar, pasi kundërshtoi, go.diti me gru.sht dhe i grisi bluzën efektivit.



Në njoftimin zyrtar për mediat, drejtoria e policisë Lezhë deklaron se rreth orës 15:10 mori një telefonatë për një konflikt, në afërsi të hotel turizmit. Pasi arriti në vendin e ngjarjes, policia thekson se konstatoi avokatin dhe bashkëshorten e tij Shaqe Marinaj duke u konfliktuar me një person.



Më tej, policia thotë se ndërhyri për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të ko.nfliktit, por akuzon se avokat Neli i ka  kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzën njërit prej efektivëve. Për këtë arsye Gjergj Neli u arrestua. 68-vjeçari banues në Lezhë tashmë do të përballet me akuzën e kundërshtimit me dh.unë të policisë.