“Shfaqte sjellje s.e*s.uale në sy të së bijës, në shtratin e v.d.ekjes kërkoi…”, rrëfimi rrëqethës i vajzës së Steve Jobs



Jetonte në një pjesë të shtëpisë pa ngrohje.



Natën kur ata (Steve dhe Laurene) shkonin për të fjetur ndihesha e vetme dhe qaja derisa më zinte gjumi. Kisha ftohtë. Më pas zbulova se ngrohja në pjesën time të shtëpisë nuk funksiononte. –Kam patur ftohtë, – i thashë tim eti në mëngjes. – Mund ta rregullosh ngrohjen? Nxori një lëng molle nga frigoriferi. – Jo. Jo derisa të rinovojmë kuzhinën. Nuk mendonim ta rregullonim aq shpejt.



Shfaqte sjellje s eksuale në sy të së bijës.

Në një fundjavë në mbrëmje, ndërsa vëllai im flinte, im atë, Laurene dhe unë u ulëm në tavolinë. Ajo preu shalqin dhe solli një pjatë. Ndërsa hante copën e fërkonte tek buzët duke i njomur me lëngun. Im atë ishte ulur përbri duke e vështruar teksa lagte buzët. E kapi për shpatullash dhe e afroi. Të dy formonin një kuadro; ai e tërhoqi për ta puthuar, lëvizi duart rreth gjoksit dhe drejt pjesës së këmbëve aty ku mbaronte fundi. Kishte bërë të njëjtën gjë edhe me Tinën, të dashurën para Laurenës. Fillova të ngrihem dhe iu afrova derës. – Lis! – tha. – Qëndro aty! Po ndanim një moment në familje. Është e rëndësishme që të përpiqesh të integrohesh në këtë familje. U ula, e heshtur. Hodha shikimin nga ana tjetër. Nuk e kisha të qartë sa do të zgjaste. Shihja barin e oborrit, lulet e mollës që rriteshin përgjatë ngushticës me tulla.

I kërkoi të falur Lisës në shtratin e v d ekjes.

-Gëzohem që je këtu, – u shpreh. Ngrohtësia e tij më çarmatosi. Lotët binin faqeve. Para se të sëmurej e kisha parë të qante vetëm dy herë: në varrimin e të atit dhe një herë në kinema për fundin e “Cinema Paradiso” dhe mendoja se po dridhej. –Është hera e fundit që do të më shohësh, – më tha. – Duhet të më lesh të iki. – Ok, – i thashë, por nuk e besova plotësisht dhe nuk e besoja se do të vdiste muajin e ardhshëm. – Nuk kalova kohë me ty kur ishe e vogël, – më tha. – Do të doja të kishim më shumë kohë. –S’ka gjë, – u përgjigja. Ishte i dobët dhe i brishtë. U shtriva përbri krevatit duke e parë. – Jo nuk është mirë, – vazhdoi ai. Nuk kalova kohë të mjaftueshme me ty. Duhej të kisha kaluar më shumë kohë. Tani është tepër vonë. –Supozoj se tempizmi ynë nuk është shumë i mirë, – iu përgjigja pa qenë shumë e bindur, ndërsa e thoja. Më pa në sy dhe u përlot. – Të kam një borxh! Nuk dija çtë mendoja për atë frazë. E përsërita vazhdimisht. Ajo që doja unë, ajo që unë ndjeva se më detyrohej ishte një vend i përcaktuar qartë në hierarkinë e atyre që ai donte. -Më vjen keq, Lis! – Qante dhe tundte kokën. Ishte i ulur me kokën mes duarsh dhe meqë kishte humbur peshë duart e tij dukeshin jashtëzakonisht të mëdha. –Do të doja të kthehesha, të ndryshoja, por është shumë vonë. Çfarë duhet të bëj tani? Është tepër vonë, thjeshtë vonë! – Qante dhe trupi i tij dridhej. – Mirë, jam këtu, – i thashë. – Ndoshta nëse ka një herë tjetër, mund të jemi miq? – Ishte një thikë e butë; vetëm miq. Në të vërtetë gjatë javëve në vazhdim dhe kjo vizitë, si dhe pas vdekjes ajo që më vjen keq ishte mundësia jonë e humbur e miqësisë. – Në rregull, – tha ai. – Por më vjen keq! Të kam një borxh.

Ai hamendësoi që do të shkruaja një libër.

Një natë hyra në dhomën e tij në katin sipër, ndërsa ai po shihte “Law & Order”. Papritmas më pyeti: – A do të shkruash për mua? – Jo! – iu përgjigja. –Mirë, -më tha dhe u kthye nga televizori. /Me shkurtime nga Bota.al