Shfr.enimi i para zgjedhjeve pa na çon drejt ko.lapsit, si i bëri Voltana Ademi “rrush e kumbulla” të gjitha lekët

Mund te duket e çuditshme por është e vërtete. Voltana Ademi i ka shpenzuar te gjitha parate qe kishte ne dispozion dhe tani nuk mund te hedhe ne loje te tjera pa kaluar ne filtrin e keshillit te ri bashkiak. Vrullin e perpara 30 qershorit e ka pasuar përgjumja dhe kjo shihet ne tenderat publik dhe prokurimet. Fundin e shtatorit Ademi e ka mbyllur vetem me 2 prokurime, njeri i nisur muaj me pare “Rikualifikim i bllokut urban, rruga Daut Boriçi”, Fondi limit ( nqs ka lotë i ndarë sipas lotëve): 10 010 912 (Dhjetemilion e dhjetemije e nenteqind e dymbedhjete) leke pa tvsh. I dyti eshte tender emergjence “Sherbimi i mirembajtjes se automjeteve te Bashkise Shkoder”(Drejtoria e Sherbimeve Publike)“. Fondi limit ( nqs ka lotë i ndarë sipas lotëve): 2 690 982 (Dymilion e gjashteqind e nentedhjetemije e nenteqind e tetedhjete e dy) lekë pa TVSH. Duket se i varfer do te jete edhe tetori pasi Ademi tashme jo vetem nuk ka para por i duhet te loboje qe keshilli i ri te tregohet i meshirshem me Vllaznine qe ka mbetur pa para, me pastrimin publik qe eshte ne gjendjen me te keqe te mundshme etj. Ky perkeqesim i situates lidhet edhe me shpenzimet e shfrenuara qe tentoi te beje me shpejtesi kryebashkiakja perpara zgjedhjeve vendore, megjithese programi nuk shkoi sipas parashikimeve te saj. Tashme duhet pare si do te menaxhohet situata ne vazhdimesi, megjithese gjasat nuk jane aspak optimiste dhe kolapsi financiar mund te jete nje goditje e forte per metropolin verior./ShkodraNews