Shfrytëzonte shqiptarët dhe rumunë, anglezi i bën gropën vetes

Mediat britanike kanë publikuar një lajm ditën e sotme, ku nëntë persona dyshohet se shfrytëzoheshin si skllevër bë Angli.

Burrat e gjetur në këtë shtëpi ishin gjashtë nga Rumania dhe tre nga Shqipëria.

Ata kishin dokumentacion të rregullt dhe nuk ishin emigrantë të paligjshëm në tokën angleze, ndërsa autoritetet kanë shpallur menjëherë në kërkim pronarin e shtëpisë, i cili dyshohet se shfrytëzoi për qëllime ekonomike shqiptarët dhe rumunët.