Shi apo diell? Ja si parashikohet moti nesër

Dita e premte datë 16 Gusht moti do të mbetet i paqëndrueshëm me diell përgjatë Ultësirës perëndimore dhe vranësira të shoqëruara me rrebeshe shiu dhe stuhi me shkarkesa elektrike në zonat malore dhe zonat e ulëta. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 -10m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max
Zonat malore 14/26C
Zonat e ulëta 16/33°C
Zonat bregdetare 20/33°C