Shi sa për një muaj, përmbytet vendi i njohur. Ja ç’po ndodh

Ashtu sice dhe kishin njoftuar sinoptikanet, Britania u perfshi nga shirat e rrëmbyeshëm duke shkaktuar shumë probleme teksa katet e para të shumë shtëpime janë përmb.ytur.

Sipas meteorologëve në Britani, sasia e shiut që ka rënë Brenda 1 ore është e barazvlefshme me sasinë mesatare të rreshjeve të një muaji.

Një rezidencë pranë Sheffield përballet me përmbytjet më të mëdha.

Meteorologët skocezë parashikojnë mbërritjen e rrymave të ftohta nga arktiku që do të sjellë dhe rreshje të dëndura dëbore.

Vetëm disa javë më parë Britani u godit nga stuhia Lorenzo me erëra që arritën një shpejtësi deri në 100 km/h.

Ajo solli shira të rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje në të gjithë vendin. Shërbimi meteorologjik irlandez shpalli gjendjen e emergjencës si dhe deklaroi që priteshin rreshje më të dendura në ditët në vijim.