Shifra e çme.ndur/ Haj.dutëria në bregdeti Vlorës, “Go.goli” Dritan Agolli i FSHZH shpall “fitues” firmën “Fusha”

Në 8 vitet 2011- 2018, ishte drejtor menaxhimi në firmën “Gener 2”të oligarkut Bashkim Ulaj. Dritan Agolli se.k.serizoi me Edi Ramën, 30 milion euro tendera fals tek Unaza e re- OST. Dorëzohet në dorën e Linda Ramës, çdo qindarkë e shtuar mbi koston reale në tendera e PPP dhe çdo përqindje rryshfet që u merret firmave në pazaret paraprake, që bën ky përbindësh korrupsioni. Të njëjtën gjë po bën prej 9 muajsh edhe me fondet publike në këtë “depo” miliardash; siç bënte me trojet dhe lejet e ndërtimit në vitet 2002-2011, kur ishte Drejtor Urbanistike në Bashkinë-Tiranë

Nuk e dimë, nëse në dosjet e SPAK-BKH, do futet edhe veprimtaria e krimit ekonomik e financiar e 17 viteve, të Dritan Agollit, me detyrë aktuale Drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH); konfirmuar dhe nga Prokuroria-Tiranë më 6 qershor 2013, si pazarxhi firmosës i gjithë hajdutërive që sajon e urdhëron Edi Rama me tendera, koncesione e PPP; por dimë faktin, se ky “skuth”, po vazhdon të firmosë vjedhje fondesh e taksave publike në vlera të mëdha, duke përdorur oligarkët e pushtetit “Rama”.

Pazari i fundit, është tenderi me objekt “Vazhdimi i Shëtitores së qytetit Vlorë-Segmenti Jugor nga Fushat e Sportit deri tek Tuneli Ujit të Ftohtë”, me Nr. Reference -33285-08-09-2019 dhe fond limit 458,286,818.65 lekë, pa TVSH; ku kanë marrë pjesë në garë 6 kompani; 5 prej të cilave, oligarkë të kryeministrit Rama.

Sipas oferave të paraqitura, vlerën më të ulët e kishte firma “Curri shpk”, konkretisht 357 milionë, 403 mijë e 750 lekë, ose 280 milionë lekë më pak se firma “Fusha shpk”; por drejtori Dritan Agolli, vendosi që tenderin e shetitores së re bregdetare të Vlorës, ta fitonte Shkëlqim Fusha, jo vetëm si urdhër i dhënë prej kryeministrit Edi Rama, por edhe si shpërblim ndaj ish- prokurorit të Tiranës Petrit Fusha, për mbylljen e dosjes në qershor 2013 me vlerë 12 milion euro për 107 leje ndërtimi të dhëna në Tiranë kur ishte Drejtor Urbanistike Dritan Agolli.

Ky tender ka qenë i paracaktuar për t’ju dhënë firmës “Fusha”, dhe këtë e tregon fakti që Komisioni i Ofrimit të Ofertave (KVO) në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, shpalli fitues firmën “Fusha”, me vlerën 280 milion lekë më tepër se oferta më e ulët e paraqitur nga firma ‘Curri shpk’, e cila disponon të gjitha lëndët e para dhe logjistikën mekanike teknologjike për të zbatuar këtë projekt.

Në datën 5/7/2019, FSHZH shpalli tenderin me objekt ‘Vazhdimi i Shëtitores së Vlorës’- segmenti jugor nga fushat e sporit e deri tek tuneli, me fond limit 458 milion, 286 mijë e 818 lekë pa TVSH. Në datën 24.09.2019, Drejtori Dritan Agolli, shpalli fituesin në faqen e APP-së duke deklaruar ‘fitues’ kompaninë ‘Fusha shpk’ me vlerë 385.173.305 lekë pa TVSH; dhe cuditërisht shpalli humbës firmën “Curri shpk”, me vlerë 357, 403,750 lekë, si bashkim operatorësh me ‘Xhengo shpk’.

Skandali thellohet më tepër kur sipas vendimit të Komisionit të ofertave në FSHZH, ka shpallur fitues edhe firmën Salillari shpk, me ofertë akoma më të lartë se firma Fusha shpk; me vlerë 413.043,173 lekë pa TVSH.

Në lidhje me këtë abuzim ofertash që ka bërë drejtori Dritan Agolli, i cili ka shtuar 280 milion lekë më tepër se sa oferta më e ulët, ka reaguar operatori “Curri Shpk”, duke i drejtuar ankesë KPP, Komisionit të Prokurimit Publik.

Në vijim do të publikojmë falsifikimet dhe mashtrimet e Drejtorit Dritan Agolli në lidhje me makinacionet që bëri për t’i dhënë 280 milion lek më tepër firmës “Fusha” të familjes Kryeministrore./Pamfleti