Shifra e çmendur/ Ja do të fitojë Ardit Gjebrea në inagurimin e stadiumit të ri

Sot u zhvillua ndeshja testuese dhe e para në stadiumin e ri kombëtar. Vajzat e Vllaznisë dhe Apolonisë zbritën të parat në tapetin e “Arena Kombëtare”.

Ndërsa më 17 nëntor, në vigjilje të ndeshjes eleminatore Shqipëri-Francë do të bëhet edhe inaugurimi zyrtar i impiantit më të ri në vend.

Qeveria nuk i ka kursyer paratë edhe për show-n që do shoqërojë këtë ngjarje. Por më i fituari mes të gjithëve duket se është kantautori Ardit Gjebrea.

Ky i fundit do të shtojë në llogarinë e tij plot 180 mijë euro për 3 këngë që zgjasin 8 minuta. Me pak fjalë, rreth 40 milionë në minutë do të arkëtojë këngëtari dhe shoë-mani.

Përveç shifrave të frikshme që janë shpenzuar për stadiumin-kullë, shqiptarët duhet të paguajnë edhe për një këngë të Arditit plot 180 mijë euro. /Syri.net