Shifra le.meritëse/ Nuk respektuan masat anti COVID,  policia ‘merr në qafë’ lokalet në Lezhë, gjoba marramendëse



Në qytetin e Lezhës janë marrë dr.astike ndaj subjekteve që nuk respektojnë masat anti COVID-19.  Policia e Lezhës është treguar e pamëshirshme me administratorët e lokaleve, të cilët organizonin ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur.



Bëhet me dije se 3 lokale do të jenë të detyruara të qëndrojnë të mbyllur për një periudhë 6 mujore ndër ndërsa administratorët e tyre janë gjobitur me miliona lekë.



Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet për zbatimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë kontrolleve, Policia ka evidentuar në shkelje 8 subjekte, tre prej tyre shkelës përsëritës.

Në këtë kuadër Policia ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë të reja dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, 3 administratorë subjektesh, pasi u konstatuan se organizonin ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu, 1 administrator është ndëshkuar me masë administrative 3 milionë lekë të reja dhe 4 administratorë të tjerë me nga 1 milion lekë të reja”, thuhet në njoftimin e policisë ndër të tjera.