Shifra të tjera që do ju sho.kojnë/ 120 mijë sk.llave se.ksi në duart e ma.fias shqiptare, zbardhet skema tro.nditëse

Në një artikull tro.nditës do botuar në “La Stampa”  bëhet e ditur se “në duart e mafias shqiptare në rrugë janë 120 mijë skllave seksi”. La Stampa shkruan se klanet ma.fioze shqiptare kontrollojnë viktimat e pro.stitucionit kryesisht nga vendet e Evropës Lindore si Bullgaria, Shqipëria, Ukraina etj.

Pro.stitutat shqiptare përbëjnë 1.67 % të tyre e renditen pas atyre me kombësi nigeriane e rumune. Por në kurthin e “lover boys” bien dhe vajza italiane. 60 % e pro.stitutave ne Itali janë të huaja, 37% e prostitutave janë minorene. 60 % shfrytëzohen në rrugë, 40 % online ose në qendra estetike, në apartamente e lokale të natës.

Çmimi i një pro.stitute në Itali shkon nga 500 euro për eskortat ekstraluksoze në 30 euro për ato në rrugë. Në çdo 10 prostituta, 9 prej tyre janë vi.ktima të mafies së pro.stitucionit.

Biznesi i përfitimit nga shfrytëzimi i pro.stitucionit në Itali ka kapur vlerën e 4 miliardë euro në vit, me një rritje prej 28% gjatë 10 vjeçarit të fundit. Në rrugët italiane përllogariten të jenë rreth 120 mijë vajza e gra, të huaja e italiane që shfrytëzohen nga padronët e tyre duke punuar si pro.stituta, e ofruar shërbim se.ksi rreth 3.5 milionë klientëve, frekuentues të përhershëm e të rastësishëm të tyre.

“La Stampa” zbardh mekanizmin e rekrutimin të vajzave që shfrytëzohen për të punuar si prostituta nga grupe kr.iminale gjithmonë e më të dhu.nshme në territorin italian siç janë mafia shqiptare e ajo nigeriane.

“Mafia shqiptare ka një shtrirje kapilare të kontrollit të biznesit të prostitucionit në të gjithë Italinë. Kontrolli i tyre sa vjen e bëhet më i fortë.

Është një organizim kriminal çdo vit e më i pa.shpirtë e efikas”, shkruan La Stampa.

Padronët e se.ksit, quhen “lover boy”, të cilët shtiren të dashuruar. Emigrantë në Itali, që fejohen në vendin e tyre të origjinës me vajzën e radhës. Pas mbërritjes në Itali e hedhin të dashurin e tij në rrugë e bëhen padronë, duke e shfrytëzuar si skllave se.ksi.

Fillimisht këto grupe kriminale mjaftoheshin me një, dy ose tre vajza, ndërsa tani janë specializuar me teknikat e manipulimet duke administruar dhjetëra vajza njëherësh që i garantuan një fitim gjithnjë e më rritje. Statistikat e skllaveve të se.ksit në Itali janë preokupuese, por janë vetëm veç shifra për autoritetet, shkruan La Stampa.

Kush i shfrytëzon rrezikon një dënim deri në 2 vite burg por që në gjykim të shkurtuar shkon në 16 muaj.“Të burgosurat e “djemve te dashuruar” janë në sytë e kujtdo që ecën në rrugët ku praktikohet prostitucioni. E megjithatë janë të padukshme. ”