Shifra tro.nditëse/ Policia rrugore sho.kon shoferet, shikoni ndëshkimet ek.streme

Policia e Shtetit ka njoftuar sot se gjatë javës kësaj jave ka proceduar penalisht 67 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 45 prej te cilëve në Tiranë.

Përgjatë javës dhe veçanërisht gjatë fundjavës, Policia Rrugore në të gjithë vendin, në bashkëpunim edhe me Njësinë Operacionale të Sigurisë së Autostradave ka organizuar patrullime me përzgjedhje dhe veprime policore të përbashkëta, duke u fokusuar në rrugët dhe zonat problematike ku konstatohet tejkalim i normave të shpejtësisë, zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjetit, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit dhe shkelje të tjera që janë burim për aksidente rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.