Shifrat sho.kuese/ Anëtarësia, shuplakë të fortë për PS-në në Shkodër

Votimi i kesaj te shtune per te zgjedhur delegatet, ishte edhe shuplaka e forte qe moren socialistet ne Shkoder, kete here nga vete strukturat e tyre. Ashtu sic pritej ne kete force politike, anetaresia ka humbur besimin dhe nuk sheh zgjidhje tek emrat qe jane ne te, apo ata qe mund ta perfaqesojne. Shkodra ne kongresin e PS shkon me gjysmen e zerit pasi nga 2578 anetare qe kishin te drejte vote per te thene fjalen e tyre, veten afeo gjysma e tyre e bene nje gje te tille, perlthyer ne shifra 1130 votues. Duke perjashtuar rrethinat, zonat me influence te larte nga deputeti Harusha, qe ka kalur shifrat e afro 60%, apo Berdica tek 80%, nderkohe pjesa tjeter e njesive dhe vete bashkia Shkoder qe rezultoi qershia mbi torte, kane zhgenjyer me pjesmarrjen. Ne total ne 5 rajonet e qytetit votuan 495 votues ku ai me nr 3, qe i bie zemra e Shkodres pati perfaqesimin me te ulet me 45 vota, as cereku i numrit te emrave ne liste. Qartazi ky votim eshte nje lexim i mire i situates se rende qe ka e majta ne Shkoder, me pakenaqesite qe sa vijne dhe shtohen, me perçarjet e brendshme qe rrisin hendekun dhe me goditjet qe shkojne drejteperdrejte per deputete te caktuar qe ne qytet jane inekzistent. E ne gjithe kete panorame te zymte, socialistet e Shkodres nuk kane me as besimin e elektoratit te tyre e jo me ta kene te shkodraneve qe jane te mbushur me zhgenjim prej kesaj force politike qe i serviri nje kandidat me probleme ne fushen e drejtesise per kryebashkiak, apo qe ju mban peng drejtorite rajonale qe i ka kthyer ne zyra sekseresh e çokash personale. Pas kesaj per Edi Ramen dhe vete PS ky eshte nje leksion i mire qe me Shkodren duhet me urgjence te rregullojne hemoragjine e shkaktuar, ose PS rrezikon te kthehet ne nje parti te dores se trete qe komandohet nga pak emra, qe nuk kane influence as ne lagjet e tyre./ShkodraNews