Shifrat tronditëse nga ministri Ahmetaj: Ja sa shkon numri i të papunëve për disa ditë në Shqipëri

Ekspertët në Shqipëri vlerësojnë se paketa e masave financiare të qeverisë prej 370 mln dollarësh, ose 2.13 % të prodhimit të brendshëm bruto në ndihmë të ekonomisë së prekur nga kriza e koronavirusit ishte e nevojshme, por shtojnë se ajo duhet monitoruar hap pas hapi.

“Jemi vend që nuk kemi hapësirë fiskale çka do të thotë se kriza e koronavirusit, edhetërmetit tës 26 nëntorit na ka gjetur me borxh të lartë dhe me defiçit buxhetor të lartë gjë që krijon pamundësi reale për qeverinë të jetë agresive në stimulimin fiscal dhe të mendohet gjatë”- thotë Irena Beqiraj, ish zv.ministre e financave.

Qeveria ka menduar të ndërhyjë me 20 mln dollarë për shtresat në nevojë dhe 65 mln për pagesa papunësie pas mbylljes së bizneseve, që prekin kryesisht tregëtinë dhe shërbimet, dhe përbëjnë pjesën dërrmuese të ekonomisë. Masat janë parashikuar të shtrihen sipas këtij skenari deri në fund të qershorit.

“ Në bazë të numrave të papunësisë ne rakordojmë nëse do të jetë gjysmë page minimale, një pagë minimale, 1.5 paga minimale apo më shumë. Pra më varësi të numrave. Këto janë planifikime të momentit sepse dinamika e virusit ndryshon përditë. Në hapat e parë ne mendojmë që do të ketë një papunësi 40-50 mijë e menjëhershme që do verifikohet në javën e parë të prillit. Dhe nëse kjo shkon 80 mijë ose 90 mijë ne jëmi duke folur për një humbje të punësimit në nivele 12 %. Dhe kjo nuk është pak”- thotë Arben Ahmetaj, Kordinator i situatës ekonomike shkaktuar nga infeksioni Kovid19.

VOA