“Shihemi në Gjyq/ VIDEO, i vdiq gru.aja shtatzënë, djali i kërkon llogari babait: Më shkatërrove jetën …

Aksidenti i rëndë që ka ndodhur në 21 Gusht të vitit të kaluar në aksin Levan-Fier ka përfshirë 3 automjete. Si pasojë ka mbetur e vd.ek.ur bashkëshortja 8-muajshe shtatzënë e Erionit. Mjeti me të cilin ajo udhëtonte, drejtohej nga babai i Erionit, Astriti dhe me të në makinë ka qenë gjithashtu edhe vajza e Erionit, vetëm 7 vjeç dhe nusja e vëllait së bashku me vajzën e saj, por që fatmirësisht ato nuk kanë marrë lëndime.

Ekspertiza e parë ka nxjerrë fajtor Edmond Asllanin, ndërsa ekspertizat e tjera kanë nxjerrë fajtor Astrit Trokën që është babai i Erionit. Sot Erioni ka ardhur në studio e “Shihemi në Gjyq” dhe dëshiron të dijë të vërtetën e ngjarjes, pse ka ndryshuar ekspertiza dhe pse babai i tij ka dalë fajtor i aksidentit.