Shikojeni mirë Eli Farën, a e dalloni edhe ju atë që shohim ne?

Kengetarja e njohur e muzikes se lehte dhe popullore shqiptare, Eli Fara, ka festuar 53- vjetorin, ndërkohë që duket ende si 30 vjeç.

Eli ndodhej në Frankfurt dhe mbrëmjen e ditëlindjes, miq dhe të afërm e surprizuan për të festuar së bashku.

Ishte vetë Eli që publikoi në profilin e saj në “Instagram”, video të momentit të shuarjes së qirinjve në tortë, ndërkohë që të pranishmit i këndonin “Shumë urime për ty!” “Frankfurt, gëzuar ditëlindjen për mua. Kohë me familjen”, shkruante Eli pranë videos.

Ndërkohë, vajza e saj, Marina Fara, bëri një dedikim mjaft të bukur në “Instagram”-in e saj, teksa publikoi një foto të vjetër që puthet me Elin, duke shkruar: “Jeta ime ka nisur duke parë dhe dashuruar fytyrën tënde, ti je kuptimi i plotë i fjalës dashuri… në këtë botë egoiste je i vetmi person që dëshiron vërtet lumturinë time, më fal që nuk kam bërtitur çdo ditë ‘Mami të dua’. Faleminderit për mbështetjen tënde të pashtershme që kurrë s’u lodhe, për vuajtjet që të kam bërë të kalosh dhe lotët që ke derdhur pas zgjedhjeve të mia të gabuara, për përqafimin që më jepte shpresë se çdo gjë do bëhej mirë. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajë apo të shprehë dashurinë time për ty, veç i lutem Zotit në këtë ditë të ditëlindjes tënde të të ruajë çdo ditë të jetës tënde e të të japë shëndet, o dashuria ime më e madhe të uroj të bëhesh 100 vjeç. Të duaaaa mam pafund”, shkruan Marina bashkëngjitur fotos.

Ajo gjithashtu publikoi edhe videon, ku i bënin surprizën këngëtares, shoqëruar po ashtu me një dedikim: “Shpirt i motrës ti! Të bëhesh 100 vjet mam, të dua!” E për të gjithë ata që pyesnin poshtë videos për moshën e Elit, ja ku po ua themi që ajo ka lindur në vitin 1967 dhe sapo mbushi 52 vjeç.