Shikoni pamjet, treni i Shkodrës përplas makinën me familjarë në Lezhë

Një tren pasagjerësh i linjës Shkodër-Tiranë, është përplasur në fshatin Pllanë të Lezhës pak minuta më parë kete te shtunë.

Ai përplasi një automjet tip Hyundai. Fatmirësisht nuk raportohen v.i.ktima, teksa shoferi dhe anëtarë të familjes së tij, kanë marrë vetëm disa dëmtime të lehta.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të kalojë mbi shinat e trentit, e nuk e ka vënë re trenin që po vinte.