Shitësi përballet me klientin e pazakontë, nuk mbante maskë, por një send të çuditshëm që e kishte futur…

Periudha e izolimit dhe bllokimit të jetës normale në shumë aspekte si pasoje e koronavirusit, padyshim që sjell edhe situata komike.

Një e tillë vjen nga Greqia, ku një i moshuar i cili kishte dalë për të bërë pazar mesa duket nuk kishte gjetur maskë, e në vend të saj kishte vendosur bebelino fëmijësh.

Ai është filmuar nga një shitës në treg dhe pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit.

Në Greqi deri më tani janë shënuar 5 viktima të prekur me koronavirus.

1254Screenshot_1-62Screenshot_4-28Screenshot_2-40