Shitet me recetë mjeku për dh.imbje, ilaçi që po u merr jetën njerëzve, ngrihet a.larmi

Para pak javësh, në fund të gushtit, në një m otel në lagjen e Nju Jorkut Queens u gjet trupi i pajetë i Andrea Zamperonit, shef-kuzhinieri i restorantit të njohur Cipriani Dolci në Grand Central Terminal në Manhattan. Ai ndërroi jetë prej një m b idoze F entanyl. Ishte ky rast që tërhoqi vëmendjen për herë të parë në Itali për opiodin, prej së cilës SHBA v uan me vite.

Raporti i sivjetëm botëror i OKB-së thekson rritjen e konsumit dhe efektit v d ekjeprurës të F entanyl dhe në fakt duhej të kishte shkaktuar a larm në mbarë Europën. Por në SHBA të paktën qysh nga viti 2016 shumicën e v d ekjeve nga mbidoza e shkaktojne medikamentet që shiten me recetat nga mjekët.

Një ndër këto është opiod fentanyl, një medikament sintetik që përdoret për trajtimin e dhimbjeve të forta. Të tjera medikamente të këtij lloji janë oxycontin dhe hydrocodon.

DEA përshkruan në raportin e fundit, se shumcia e personave i kanë marrë në mënyrë të pajustifikuar recetat për këto medikamente duke u ankuar për dhimbje të forta koke.

Tashmë konsumi i këtij opiodi sintetik ka mbërritur edhe në Europë. Gazeta italiane “La Stampa” (9.10) shkruante, se sipas ekspertit italian të m afies Antonio Nicasio dhe njohurive të autoriteteve italiane, m a fia k alabreze N d rangheta më 2017 ka nisur të importojë fentanyl nga Kanadaja dhe ta shpërndajë atë në Europë.

“Në Europë një në pesë të rritur ankohen për dhimbje kronike”, shkruan gazeta dhe i referohet tregut potencilal për produkte si fentanyl: “Në Itali opiodet si fentanyl tashmë jepen pesë herë më shpesh me recetë krahasuar me dhjetë vjet më parë.”