Shkarkimi i Ilir Metës një hap larg, 24 orë pas botimit në fletoren zyrtare, PS bën lëvizjen taktike

Vendimi për ngritjen e komisionit hetimor për vijim e procedurës për shkarkimin e Presidentit Meta u botua sot në fletoren zyrtare, duke hyrë në fuqi.

Maxhoranca socialiste nuk humbi kohë dhe futi në axhendën e punimeve të Kuvendit mbledhjen e parë të këtij komisioni.

Sipas rendit të ditës të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, parashikohet që ditën e nesërme të mblidhet ky komision me rend dite:

Konstituimi i Komisionit Hetimor të Kuvendit. Deklarimi i qëllimit të ngritjes së Komisionit me vendimin nr 84/2019 të Kuvendit;

Zgjedhja e sekretarit të Komisionit Hetimor; Caktimi i relatorëve për hartimin e projekt rregullores së Komisionit dhe të planit paraprak të hetimit.Përbërja e Komisionit Hetimor

Ulsi Manja, Kryetar– PS, Alban Zeneli, zv.kryetar- opozita e re, Vasilika Hysi, anëtare – PS, Klotilda Bushka, anëtare– PS, Bashkim Fino, anëtar– PS, Alket Hyseni, anëtar– PS, Adriatik Alimadhi, anëtar- opozita e re, Halit Valteri,  anëtar- opozita e re, Krenar Rryçi,  anëtar- opozita e re

Anëtarë zëvendësues

Adnor Shameti – PS, Spartak Braho – PS, Arlind Çacani –  opozita e re, Zef Shtjefni opozita e re
Axhenda-Kuvendit

  1.  Vendimi-Kuvendit-Hetimi