Shkarkimi i Metës, eksperti bën parashikimin: Ruçi president, opozita në kryengritje, kryeministri vendos shtetrrethim, ka të vd.ekur

Për situatën politike në vend  eksperti i ekonomisë Pano Soko ka bërë një kronologji sipas tij sesi do të vijojnë ngjarjet. Në reagimin e Sokos theksohet se situata politike, nëse shkarkohet Ilir Meta si president edhe më kaotike po bëhet.

Ai thekson se pas shkarkimit të Metë si president nga socialistët, Gramoz Ruçi zgjidhet President i Përkohshëm.

“Gramoz Ruçi zgjidhet President i Përkohshëm. Garda e Republikës urdhërohet të ndalojë hyrjen e Presidentit në godinën e Presidencës. Opozita e konsideron këtë një grusht shteti. Opozita organizon kryengritjen në mbrojtje të Kushtetutës dhe institucioneve. Ata sulmojnë Parlamentin, Kryeministrinë dhe KQZ, sepse i konsiderojnë këto institucione si përgjegjëse për grushtin e Shtetit. Njëkohësisht ata sulmojnë Presidencën, pasi e konsiderojnë Presidentin e Përkohshëm anti-kushtetues.”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Që t’i shkojmë budallallikut deri në fund.

Presidenti dekretoi sot shtyrjen e zgjedhjeve në 30 Qershor.
KQZ vendosi sot mos marrjen parasysh të Dekretit të Presidentit dhe vazhdon përgatitjet për zgjedhjet në 30 Qershor.

Opozita miratoi sot ngritjen e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, një strukturë semi-politike që do të kujdeset për mbrojtjen e demokracisë nga veprimet anti kushtetuese.
Të enjten Parlamenti shkarkon Presidentin me shumicë të cilësuar votash.

Më pas Presidenti dekreton shpërndarjen e Parlamentit, në interpretim të nenit 84 të Kushtetutës.
Parlamenti refuzon dekretin e shpërndarjes së Parlamentit dhe miraton një amendim në vendimin për shkarkimin e tij, i cili e bën vendimin e shkarkimit të ekzekutueshëm menjëherë, pa pritur për miratimin e Gjykatës Kushtetuese, duke i njohur Presidentit të drejtën e ankimimit të këtij vendimi në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti urdhërohet të lirojë zyrën menjëherë.
Parlamenti zgjedh një President të Përkohshëm, deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe çertifikimit të vendimit të shkarkimit.

Gramoz Ruçi zgjidhet President i Përkohshëm.
Garda e Republikës urdhërohet të ndalojë hyrjen e Presidentit në godinën e Presidencës.
Opozita e konsideron këtë një grusht shteti. Opozita organizon kryengritjen në mbrojtje të Kushtetutës dhe institucioneve.

Ata sulmojnë Parlamentin, Kryeministrinë dhe KQZ, sepse i konsiderojnë këto institucione si përgjegjëse për grushtin e Shtetit.

Njëkohësisht ata sulmojnë Presidencën, pasi e konsiderojnë Presidentin e Përkohshëm anti-kushtetues.
Demonstruesit sulmojnë godinat dhe tentojnë pushtimin fizik të tyre.
Garda e Republikës që është pozicionuar në mbrojtje të godinave përgjigjet me zjarr kur protestuesit hyjnë brenda perimetrit.

Eventualisht ka të vdekur.
Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë kalon nga një formacion politik, në një krah të armatosur. Misioni i saj i reklamuar është çlirimi i institucioneve.
Tashmë përplasjet mes forcave të policisë dhe forcave të AQMD janë shpërndarë në disa qytete.
Kryeministri shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe vendos shtetërrethimin në Tiranë dhe disa qytete. Ndalohet qarkullimi nga ora 20:00 – 6:00.

Del një urdhër arresti për një pjesë të mirë të eksponentëve të opozitës, të cilët kanë ikur jashtë vendit.
Ndërkohë forcat guerrile të AQMD sulmojnë shtëpitë e disa prej eksponentëve të lartë të shtetit, Kryeministrit, disa ministrave dhe deputetëve. Ata sulmojnë dhe shkatërrojnë disa TV private dhe disa biznese që i konsiderojnë si pronë e oligarkëve.

Ndërkohë përplasjet, shpeshherë të armatosura, vazhdojnë. Ato janë shpërndarë tashmë në gjithë Shqipërinë…

Në këtë moment ndërhyjnë ndërkombëtarët..

Ju lutem më thoni që e kam gabim të gjithë këtë. Më thoni që logjika e ngjarjeve më çedon diku, sepse nëse jo, do të ishte e tmerrshme.

Por kini parasysh që tre pikat e para (deri tek pika e ngritjes së Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë) kanë ndodhur tashmë. Pika 4 – shkarkimi i Presidentit – duket një ngjarje 90% e sigurtë..

Ku po shkojmë? A kemi lajthitur të gjithë? Cfarë po bëjmë??? Jemi çmendur??

Këto ditë nuk është shkelur thjesht Kushtetuta, janë rrëzuar parimet e ekuilibrave natyrorë që mbajnë në këmbë një shoqëri. Është rrëzuar parimi i bashkëjetesës. Jemi kthyer mbrapsht në kohën e paleolitit. Dhe shumë shpejt, kjo nuk do të jetë thjesht në kontekstin metafizik të fjalës..

Historia ka treguar se këtu papërgjegjshmëria këtu është në nivele të frikshme. Këtu njerëzit nuk llogariten fare, përpara egos së ca individëve. Për disa, njerëzit janë thjesht të dhëna statistikore. Kjo është e provuar tashmë.

Zot mbaje dorën! Ndale gjithë këtë çmenduri që është vënë në lëvizje..

Presidenti Ilir Meta shpjegoi dje arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.