Shkarkimi nga KPA, Antoneta Sevdari letër ndërkombëtarëve

Pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit prokurorja Antoneta Sevdari iu ka dërguar një letër ndërkombëtarëve si dhe institucioneve shqiptare.Në letrën e saj Sevdari shkruan se ka dyshime që Vettingu po shndërrohet në në process të korruptuar.Sipas saj vendimi i KPK-së për shkakrimin nga detyra i ka shkaktuar tronditje.

Kujtojmë se derimë tani Sevdari ishte dhe anëtare e KLP-së, ndërsa nuk dihet procedura që do ndiqet për zëvendësimin e saj.Komisioneri Publik kishte ankimuar të ardhurat e bashkëshortit të Sevdarit të fituara në Greqi dhe Arabi Saudite.KP ishte shprehur në seancën e mëparshme: Subjekti nuk ka dhënë prova për ligjshmërinë e këtyre të ardhurave. KP i lë në dorë KPA-së të jap vendimin lidhur me largimin ose jo të detyrës. KP kërkon shkarkimin nga detyre të anëtares së KLP, Antoneta Sevdari.Ndërkohë që vetë prokurorja Antoneta Sevdari kishte deklaruar: Ankimi nuk është bazuar në ligj. KPK më konfirmoi në detyrë sipas përputhjeve të kushtetutës.