A do të votojë për shkarkimin e Metës? Rudina Hajdari flet për herë të parë pas dekretit: Presidenti e di mirë që…

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për ç’dekretimin e 30 Qershorit si datë e zgjedhjeve vendore, duke u shprehur se e bëri për të treguar se po se e ndërmori për Shqipërinë dhe shtoi se duhen ulur këto lloj tonesh populiste.“Unë shikoj se Presidenti nuk është i fiksuar nga kjo gjë. Madje, unë shoh një taktikë politike, gati në viktimizim. ‘Dëgjoni se unë po shkarkohem se po bëj një akt për Shqipërinë dhe të tjera. Unë mendoj se duhet t’i ulim këto lloj tonesh dhe të mos bëjmë populizëm”, tha Hajdari.

Ajo theksoi më tej gjatë një interviste televizive edhe qëndrimin e opozitës parlamentare duke argumentuar se mund ta kërkonin vetë shkarkimin e Metës por që kjo çështje do të ndiqet hap pas hapi duke shtuar se vendimi I tij ishte në shkelje të Kushtetutës.“Ne mund ta propozojmë edhe vetë shkarkimin e Metës, i kemi 35 deputetë. Çështja nuk është do të votojmë apo jo, ne do ta shohim çështjen hap pas hapi. Unë besoj se edhe vetë zoti Meta e di që ka shkelur Kushtetutën.

Ai e di shumë mirë që i ka shkelur kompetencat e tij. Presidenti është në një situatë shumë të vështirë. Unë do të doja që Presidenti të kishte pasur më shumë përpjekje, thirrje konkrete, për Gjykatën Kushtetuese, reformën zgjedhore dhe datën, të cilën ka për detyrë ta caktojë”, tha Hajdari.