Shkarkohet kreu i Gjykatës së Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha

Kryetari i Gjykatës së Apelit Shkodër, gjyqtari Fuat Vjerdha, është shkarkuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK), pas rihapjes së hetimeve për disa konstatime të reja dhe denoncime nga publiku lidhur me aspektin profesional dhe kriterin e pasurisë.

Vendimi u mor nga treshja gjykuese KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Lulzim Hamitaj relator dhe Pamela Qirko anëtare, si edhe vëzhguesi ndërkombëtar Ferdinando Buatier.