Shkatërrohet gardhi tek Ministria e Brendshme, tensionohet situata në protestën e opozitës

Është tensionuar situata në protestën e opozitës.

Protestuesit e opozitës ndodhen tashmë përpara Ministrisë së Brendshme.

Disa protestues kanë hedhur në drejtim të Ministrisë së Brendshme kapsolla, tymuese, shashka si dhe kanë shkatërruar gardhin metalik, ashtu siç bënë edhe me gardhin metalik tek Parlamenti.

Kujtojmë që më herët opozita paralajmëroi se protesta do të ishte paqësore dhe e shoqëruar vetëm me marshime, por deri tani nuk po ndodh ashtu.