Shkencëtarët vërtetojnë se ko.ronavirusi gjendet tek sp.erma e burrave edhe pasi shërohen



Koronavirusi i ri mund të qëndrojë në spermën e burrave edhe pasi ata të jenë shëruar, ka gjetur një studim i ri që rrit mundësinë që virusi të transmetohet se.ksualisht.



Një ekip në Spitalin Komunal Shangqiu testoi 38 pacientë meshkuj gjatë kulmit të pandemisë në Kinë, në janar dhe shkurt.



Koronavirusi u gjend në spermën e 16% të tyre, raportoi ekipi në revistën JAMA Netëork Open. Rreth një e katërta e tyre ishin në fazën akute të infeksionit dhe gati 9% e tyre ishin duke u shëruar.

“Ne zbuluam se SARS-CoV-2 mund të jetë i pranishëm në spermën e pacientëve me COVID-19. Madje virusi mund të vazhdojë të qëndrojë në spermë edhe pasi pacientët të jenë shëruar”, u shpreh Diangeng Li nga Spitali i Përgjithshëm i Ushtrisë erationlirimtare të Popullit Kinez.

Nuk është një konstatim befasues. Shumë viruse mund të jetojnë në traktin riprodhues të mashkullit. Të dyja viruset Ebola dhe Zika gjendeshin në sp.ermë edhe disa muaj pasi një pacient mashkull ishte shëruar.

Ende nuk është e qartë nëse koronavirusi mund të përhapet në këtë mënyrë. Gjetja e provave të virusit nuk do të thotë se është infektive.

“Nëse vërtetohet se SARS-CoV-2 mund të transmetohet se.ksualisht në studimet e ardhshme, transmetimi se.ksual mund të jetë një pjesë kritike e parandalimit të virusit”, shkruajti ekipi. / Marrë nga CNN