“Shko tek psikologu, nuk je për këtu”, pas v.d.ekjes misterioze të adoleshentes shqiptare, i ndodh gjëma mjekut që e vizitoi për herë të fundit

Adoleshentja shqiptare Aurora Grazini e cila humbi jeten pak dite me pare në Itali ka sh.o.kuar te afermit e saj.

Mediat italiane shkruajnë se një mjek i urgjencës të spitalit Belcolle në Viterbo të Italisë, po hetohet për v.r.asje nga Prokuroria.

Ky hetim ka nisur pas marrjes së dokumenteve dhe dëshmive në spital pasi pak orë para se të ndërronte jetë 17-vjeçarja kishte marrë mjekim në spital.

Sipas hetimeve, vajza e re ishte shoqëruar nga anëtarët e familjes në dhomën e urgjencës nga ku ishte liruar në përfundim të kontrollit. Mjekët i kishin lejuar atë që të kthehej në banesë dhe e kishin këshilluar që të shkonte tek një psikolog.

Aurora Grazini, e cila u gjet e pajetë mëngjesin e 15 shkurit në shtratin e prindërve të saj, në shtëpinë ku banonte, në Montefiascone, Viterbo, në Itali.

Vajza kishte pak kohë që ishte ndarë nga i dashuri i saj dhe për këtë gjë ishte ndierë shumë keq. Madje, kohët e fundit adoleshentja kishte pasur edhe probleme shëndetësore, si ankth dhe pagjumësi, të cilat dyshohet se ishin shkaktuar nga ndarja me të dashruin.