Shkodër/ Policia bashkiake largon me forcë tregtarët

Policia bashkiake ka debatuar ditën e sotme me tregtarë, të cilët duke mos patur një vend për të shitur produktet  e tyre në tregun rus kanë dalë sërish në trotuar.

Menjëherë aty ka shkuar policia bashkiake dhe ajo e rendit për të mos i lejuar. Tregtarët kanë nisur debatet duke mos qenë dakord pasi ata nuk kanë një vend tjetër për të shitur. Tregtarët thonë se shesin aty prej 30 vitesh.

Bashkia Shkodër ka rikonstruktuar tregun Rus, por tregtarët thonë se përveçse të gjitha vendet janë zënë, produktet e tyre nuk janë të përshtatshme për t’u shitur aty. Ata janë dakord që të lirojnë trotuaret, por kërkojnë nga ana tjetër që bashkia Shkodër t’i gjejë një vend për të shitur.