Shkodra e godītur rë̄ndë nga Covid, 269 vīktima deri më tani. Infēktimet më të mëdha ndodhin në…



Covid 19 përveç qytetarëve, nuk ka kursyer edhe profesionet të cilat cdo ditë janë në shërbim të tyre. Dy muajt e fundit kanë shënuar rritje të infeksioneve në territorin e bashkisë Shkoder, e ku listën e kryesojnë arsimtarët, në radhët e të cilëve pati 82 persona pozitiv sipas hetimeve epidemiologjike të kryera nga specialistët e shëndetit publik.



Pas tyre renditen mjekët dhe infermierët me 32 të infektuar, punonjësit e policisë me 27 uniforma blu dhe rreth 15 punonjës fasonerie. Pjesa më e madhe e tyre në masën 98% rezultojnë që janë infektuar në vendin e punës, gjatë komunikimeve të perditshme me kolegë apo qytetarë. Vetëm 2% janë zinxhir i infektimit familjar.



Frika më e madhe paraqitet në prag të festave të fundvitit për shkak të rritjes së kontakteve, ç’ka sipas mjekëve mund të ndikojë në shtimin e rasteve të reja. Vetëm në 24 orët e fundit Shkodra pati 31 raste të reja infektimi, duke e çuar në total numrin e të infektuarve prej nisjes së pandemisë në 1626 qytetare, prej të cilëve 1565 Bashkia Shkoder dhe 61 Vau Dejesi.

Aktualisht pozitiv aktiv janë 270 qytetarë, 269 Shkodra dhe 1 Vau Dejesi. Fataliteti ka qënë i lartë prej nisjes së përballjes me pandeminë, 269 viktima nga bashkia Shkoder dhe 1 Vau Dejesi. Vetëm për 24 orët e fundit janë 54 tamponë të marrë, ndërsa në radhët e arsimtarëve aktiv janë 41 mësues dhe 2 nxënës. Përpara festave të fundvitit kur pritet të mbërrijnë testet e shpejta edhe në Shkoder, do të mund të shihet nëse infektimet janë më të mëdha apo jo, kjo bazuar në hetimin që do të bëjnë autoritetet shendetesore. Frika më e madhe në këtë mes do të jetë në aftësinë që do të kenë autoritetet shendetesore për të zbatuar protokollet e një testi të tillë, pasi duhet patur kujdes të mos bëhen gabime.