Shkodra, Korça dhe Gjirokastra “zgjohen” me protesta kundër qeverisë: Kryeministër i injorancës

Shkodra, Korça dhe Gjirokastra sot janë ngritur në protestë kundër qeverisë.

Të thirrur nga opozita, qytetarët e qarkut të Shkodrës, protestojnë nëpër rrugët e qytetit për të adresuar thirrjet dhe parullat e tyre para prefekturës.

Protestuesit thonë se rritja e çmimeve, mungesa e punës e kanë bërë shumë më të vështirë jetesën në Shkodër, Malsi e Madhe dhe Pukë. “Në 6 vjet qeverisje, Rama bllokoi çdo investim për veriun e sidomos për kryeqëndren historike, Shkodrën, – deklarojnë protestuesit. Kjo situatë, shoqëruar sipas tyre edhe me rritjen e frikëshme të krimit e bandave kriminale, po i detyron të rinjtë të ikin në emigracion.

“Dy rrugë ka për të rinjtë, ose të bëhën pjesë e bandave kriminale, ose të ikin në Gjermani”, therrasin protestuesit.

Me poshte disa nga parullat e proetstes se sotme

Politika e Edi Rames ne 5 vjet eshte ulja e financimeve per arsim dhe rritja e tarifave.

Qellimi i Edi Rames eshte te mbaje rinine te paarsimuar, që ta kete me te thjeshte te shkele ligjin.

Edi Rama eshte Kryeministri i emigracionit. Po detyron te rinjte te largohen, sepse nuk ka me shprese per te gjetur pune.

Ne Shkoder njerezit kane frike nga bandat, sepse ato I mbron pushteti.

Ne i dime lidhjet e deputeteve te PS me kriminelet ne Shkoder, i dime tenderat qe marrin si shperblim per terrorin ne zgjedhje dhe blerjen e votes.

Rinia shkodrane nuk pranon te qveriset dhe te urdherohet nga krimi. Ne jemi njerez te lire.

Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim.

Në Shqipëri sot ska punë, ska mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet.

Çdo ditë e më shumë po varfërohemi.

Protesta e Korçes

Qytetarët e Korçës dhe zonave përreth, protestojnë në qëndër të qytetit dhe në sheshin përpara bashkisë, duke ngritur zërin për gjendjen e vështirë që po kalon çdo qytetar sot.

Ata thonë se janë të detyruar ti hedhin prodhimet bujqësore, ndërsa qeveria i ka lënë jashtë çdo skeme subvensionoi.

Në mungesë të subvencioneve, mallrat e importit janë duke e falimentuar fermerin dhe biznesin shqiptar. Qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës, po marshojnë në rrugët e qytetit, duke hedhur parulla kundër qeverisë dhe bashkisë së Korçës:

Prodhimet po i hedhim. Nuk ka treg. Nuk kanë njerëzit lekë me ble.

Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim.

Qeveria nuk na jep asnjë subvencion. Lekët e subvencioneve i marrin vetëm 2-3 njerëz të lidhur me pushtetarët.

Në Shqipëri sot ska punë, ska mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet.

Njerëzit janë te papunë, po ikin te rinjtë. Qytetet dhe fshatrat po braktisen nga të rinjtë.

Kemi me pak lekë, nuk mbyllim dot muajin, çmimet janë rritur pas rritjes se taksave.

Po na helmojnë me TEC-in që duan të ndërtojnë.

Duhet te protestojmë ne Tiranë me 16 Shkurt. Te gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë.