Shkodra mes përplasjes së PD-PS, çfarë pritet të ndodhë nesër



As në kohë pandemie dhe momentesh të vështira për vendin, politika shqiptare nuk di të tregojë pjekurinë e duhur dhe vijon të festojë e ndarë datat e shënuara për vendin.



U pa edhe këtë herë në 28 nëntor ditën e pavarësisë, e do të përmbyllet të dielen e 29 nëntorit, kur përkujtohet nga të majtit përvjetori i çlirimit. Për shkak të pandemisë “matja e forcave” me pjesmarrje masive mungoi, por jo retorika politike e as ndarja me thikë që i bëhet këtyre dy datave.



Në 29 nëntor socialistët e Shkodres do të përkujtojnë çlirimin me vendosje kurora lulesh tek varrezat e dëshmorëve, ndërsa pritet të mos mungojë retorika e fortë me kryetarene bashkisë, të cilën pak ditë më parë e akuzuan se me veprime moniste ka hequr nga kalendari i festimeve ditën e çlirimit, ndonëse taksat e shkodranëve janë të të majtëve e të djathtëve.

Pritet që në këtë perkujtim pjesmarrja të jetë e kufizuar me përfaqësues të LANÇ si dhe drejtuesit politik të PS për Shkodrën, ndërsa është anulluar takimi i përvitshëm me anëtarë të LANÇ dhe familjarë të dëshmorëve për shkak të Covid 19.

Kalendari i këtij viti edhe pse u ndryshua pas kufizimit që bëri qeveria për mos grumbullime mbi 10 persona, sërish ai nuk e kishte të parashikuar datën 29 nëntor. Prej vitesh Shkodra është një prej qyteteve ku shënohet përplasja më e fortë PD – PS për dy datat e shënuara për vendin, kjo pasi demokratët nuk e njohin 29 si ditë çlirimit, por përkundrazi kryetarja në detyrë e ka quajtur si dita e zezë për Shqipërinë.

Se cila do të jetë përgjigjia e të majtëve mbetet për tu parë, pasi këto të fundit deri më tani nuk i janë ndarë bashkëpunimit me Ademin, përtej retorikës politike në distancë sa për tu dukur. /ShkodraNews