Shkodra pa Prefekt, emri i ri pritet të jetë surprizë e Ramës, mësohet se…

1 muaj pa prefekt, Shkodra mes krizes institucionale dhe politike te se majtes ne pushtet. Qeveria Rama ndersa i largon drejtorite njera pas tjetres nga metropoli verior, nga ana tjeter ka vendosur te mos emeroje prefekt te ri pas largimit te Besfort Lamallarit, qe u kthye ne Tirane perpara se te perfundonte gjendja emergjences shendetesore ne menyre te befte. Detyrat po i mbulon sekretarja e pergjithshme Felek Brahimi, por kjo e fundit nuk ka autoritetin te nderhyje perballe problemeve qe kane lindur zinxhir ne turizem dhe nga Covid 19 qe vijon te rrise shifrat.

Shkodra pa prefekt, eshte si shtepia pa pronar, aq me shume kur prefekti eshte perfaqesuesi me i larte i qeverise dhe do te duhej te ishte ne krye te te gjitha zhvillimeve qe ndodhin ne qark, e duke i vene ne levizje institucionet qe jane ne gjume te thelle. Fatkeqesisht nuk ndodh pasi edhe per emrin e prefektit socialistet po ngaterrohen me njeri tjetrin, duke i shkaktuar nje stres tjeter kryesocialistit Rama. Ky i fundit sipas burimeve pritet te vendose ne ditet e ardhshme per emrin e ri te prefektit duke mos i pyetur anetaresine dhe deputetet e Shkodres.

Ndonese ne tryeze ende si ka mberritur asnje propozim, sepse konflikti i hapur ka bere qe te mos kete emra, burime per shkodranews thone se kryeministri mund te vendose prefekt bashkepunetore te njohur te tij nga Shkodra qe jetojne ne Tirane, ose te riktheje nje figure te njohur te PS Shkoder, megjithese nuk perjashtohet mundesia qe prej lobimit te forte prefekti i ri te vije nga nje parti aleate.