Shkodra pa Prefekt, kush janë emrat që i janë vënë në tavolinë Ramës, pritet firma për…



Prej afro 2 muajsh Shkodra ka mbetur pa prefekt, apo perfaqesuesin me te larte te qeverise ne nje qark.



Pas largimit te te deleguarit per emergjencen shendetesore, Besfort Lamallarit, karrigia e prefektit ka mbetur bosh dhe firma e ketij pozicioni te rendesishem eshte zevendesuar me ate te sekretares se pergjithshme Felek Kasemi.



Kjo e fundit madje ka zhvilluar edhe nje pjese te mbledhjeve me drejtuesit rajonal per masat e marra antikanabis, apo problematika te tjera qe lidhen me kete periudhe.

Por ndersa ditet kalojne dhe Shkodra e ndjen mungesen e prefektit, qeveria e ka marre me qetesi zevendesimin e tij.

Keto dite ne skene kane dale disa emra qe po diskutohen, nga ai i ish deputetit Namik Kopliku, apo ish zv/ministrit Zef Çuni, tek emri Megi Ajtyreses, e deri garda e vjeter ne PS, qe i jane vene ne tryeze si propozime kryeministrit Rama.

Fjala e fundit i takon atij por deri me tani asnje levizje tjeter nuk ka patur. Nuk perjashtohen edhe te tjere emra qe mund te dalin ne skene kete periudhe por synimi sipas burimeve per shkodranews ne partine socialiste eshte qe emri i gjetur te jete edhe nje koordinator politik i fushates qe pritet te nise pas pak muajsh per zgjedhjet parlamentare te 2021.

Tashme loja sa eshte hapur dhe me gjasa ne shtator Edi Rama dhe qeveria socialiste do te vendosin emrin e ri per prefekt te Shkodres, ku shpresohet vetem qe surpriza e radhes te mos jete ndonje emer jabanxhi apo rikthim i prefekteve te larguar siç e ktheu ne tradite me Çesk Milljen.