Shkodra pa ujë, UKT kujtohet me vonesë të njoftojë. Ja orari që çezmat do jenë ‘të thata’

Shkodranëve u stakon ujin qe ne oren 11.00 por njoftimin se nuk ka uje ne rubinetat e tyre ja ben 1 ore e 30 minuta me vonese.

Ndermarrja e Ujesjelles – Kanalizime Shkoder ben te ditur keshtu se qyteti deri pasdreke do te jete pa uje.

N J O F T I M

Njoftohen të gjithë qytetarët e Shkodrës se sapo kemi marrë njoftim nga ana e OSHEE. Për arsye të punimeve në rrjetin elektrik do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ana e OSHEE ditën e sotme, datë 12/06/2019 nga ora 11:00-15:00. Për këtë arsye gjatë këtij orari do të ketë edhe ndërprerje të furnizimit me ujë në qytet.

Ju lutemi, merrni masa për të krijuar rezerva uji përgjatë kësaj kohe.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe administratorëve të pallateve, që të stakojnë pompat për t’i mos i shkaktuar defekte.

Me ardhjen e ujit, mbani rubinetin hapur për disa minuta për shpërlarjen e tubacioneve para përdorimit të ujit.

Duke ju kërkuar ndjesë për mungesën e ujit ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!

DREJTORIA

Ujësjellës – Kanalizime Shkodër