Shkodra për të është “mision i pamundur”, por çfarë e pret nesër Senida Mesin?

Pak orë përpara mbajtjes së kongresit të partisë socialiste, sytë dhe veshët janë të përqëndruara tek zhvillimi që do të ketë ky bashkim i rilindjes, që me fokus ka “Bashkitë që duam për Shqipërinë që duam”.

Nga kjo mbledhje do të dalin edhe emrat e kandidateve për kryetar të bashkivë në 61 njësitë vendore të Shqipërisë, ku me interes natyrisht që pritet edhe Shkodra.

Të paktë janë emrat që ka patur në tryezë Edi Rama, e ku natyrisht që me e favorizuar për shkak të rrethanave dhe jo backround-it, është ish zv/kryeministrja Senida Mesi.

Kjo e fundit pritet që të jetë emri i përzgjedhur, megjithëse surprizat nuk përjashtohen deri në fund.

Ish zv/kryeministrja, deputete e Shkodres po “lutet” që endrra ti bëhet realitet, edhe pse është e vetëdijshme se të fitosh Shkodrën për të është një “mission impossible” dhe arsyet janë disa.

Së pari ajo për sa kohë ishte në postin e lartë në qeveri, nuk bëri thuajse asgjë për qytetin e saj.

Së dyti marëdheniet e tensionuara me të vetët në parti, duke nisur nga deputetet e qarkut, e deri tek pjesa më e madhe e anëtarësisë, me të cilët vijon të ketë sjellje aspak normale për një deputete.

Gjithashtu Mesi duke mos patur një pjekuri të fortë politike, pasi më herët ka patur pozicione sipërfaqësore dhe katapultimi u bë pas hyrjes në këshillin bashkiak.

Gjithçka pritet të mësohet të shtunën, kur Edi Rama do të zyrtarizojë emrin, ku ndërsa Mesi pret me gishta të kryqëzuar që emri i saj të jetë i përzgjedhur, nga socialistët nuk përjashtojnë surprizat, kjo për faktin se shumë emra janë lakuar në gjithë këtë muaj, që nga Astrit Beci që mban sot një post të lartë në sektorin shëndetësor, e deri tek drejtori aktual i ZRPP, e kështu me radhë./ShkodraNews/