Shkodra prej ditësh nën “pushtetin” e ujit, por socialistët kanë gjetur një mënyrë “tinzare” për t’i bërë bisht situatës



Prej ditesh qarku i Shkodres po perballet me permbytje qe kane prekur nje siperfaqe mbi 5 mije hektar toke bujqesore ne bashkine e Shkodres dhe ate te Vau Dejesit. E ndersa menaxhimi ne terren ka patur problematikat e veta, socialistet kane vendosur qe te gjithe barren t’ja leshojne mbi supe prefektes se re Majlinda Angoni, ndersa pjesa tjeter e strukturave jane fshehur, duke zgjedhur heshtjen dhe mos ekspozimin perball asaj qe po ndodh ne terren.



Deputetet e kane kthyer ne mode kete gje dhe nuk perben me risi per ta kjo lloj sjellje, e rrugen e tyre po e ndjekin edhe keshilltaret bashkiak. Ndonese ata perfaqesojne drejteperdrejte zerin e komunitetit prej ku jane zgjedhur, asnjeri prej tyre nuk eshte pare te jene ne terren per te degjuar e zgjidhur problemarikat e komunitetit. Çuditerisht “flamurtaret” e interesit publik jane zhdukur si dielli gjate ketyre diteve.



Frika e socialisteve eshte e madhe te perballen me realitetin dhe zerin e vete qytetareve, nje pjese e te cileve bejne me faj qeverine per gjendjen ku ndodhen. Uji qe ju ka vershuar ne toka thone ata eshte i ndikuar nga shkarkimet e hidrocentraleve, ndihmat qe duhet tu dergoje qeveria ne keto dite kane munguar dhe pergjigjia nuk ka qene ne kohe.

E duket se jane pikerisht keto arsyet qe deputetet dhe keshilltaret bashkiak po i mbajne larg zonave te permbytura, madje edhe ato qe shtepite i kane ne keto territore. Paradoks qe se pari duhet tu jape mesime banoreve si votues te tyre, por edhe vete kryeministri Rama dhe struktures drejtuese te PS qe zgjedh perfaqesuesit e saj, figura qe kane frike te perballen me realitetin. Mesim qe vjen pikerisht ne kohen me te volitshme, pak perpara zgjedhjeve te 25 prillit 2021. /ShkodraNews