Shkodra prej javësh jashtë administrimit, plani i fortë i qeverisë për të sjellë ‘mysafirë’ nga Tirana

Termeti i rende qe goditi vendin e zhvendosi te gjithe agjenden politike e jo vetem ne nje tjeter drejtim. Por ndersa me kryesore natyrisht qe eshte gjendja e rende qe po perballen me dhjetra familje, nuk mund te mos lexosh optiken e institucioneve ne rrethe te tjera. Shkodra prej javesh eshte teresisht jashte administrimit dhe nje pjese e drejtorive e kane leshuar pa duar punen, duke mos marre asnje pergjegjesi e duke ngadalsuar punen e sherbimeve ndaj qytetareve. Sikur te mos mjaftonte kjo situate, kaosi ne Shkoder ka nisur shume me heret, pasi pjesa me e madhe e drejtorive rajonale jane pa titullar. Ende nuk jane gjetur zevendesuesit dhe tashme ajo qe eshte edhe me goditese per socialistet shkodrane eshte fakti se ministrite duke shfrytezuar kete situate po behen gati te sjellin serish titullar nga Tirana. Burime per shkodranews bejne me dije se keto levizje pritet te zyrtarizohen brenda harkut kohor te pak diteve dhe viti i ri do te gjeje disa drejtori me drejtues te rinj, mysafir nga Tirana, ndersa sic u kthye ne mode, socialistet e Shkodres do te mbeten serish ne trenin e pritjes. Tallja qe po u bene shume ministri dhe vete partia socialiste duket se nuk ka fund, ndersa procesi i riorganizimit i nisur muaj me pare nga Rama nuk po di te marre fund. Demet me te medha partia natyrisht qe do ti kete ne proceset zgjedhore kur ky zhgenjim te perkthehet ne me pak angazhim dhe seriozitet, e atehere koston do ta marre se pari kryeminstri Rama dhe PS, pasi ministrat me permbushjen e orekseve personale do te lajne duart ne gjithe kete. Loja duket se vetem sa eshte hapur dhe surpriza per PS Shkoder nuk ka fund!/ShkodraNews