“Shkodra qelbet erë, Voltana pasurohet”, mashtrimi i kryebashkiakes me tenderat e pastrimit

Mbi 41 milion ka hedhur në lojë Voltana Ademi për “Blerjen e kazanëve të rinj të pastrimit” në Shkodër ndërsa ndodhet në fund të mandatit dhe Shkodra po pushtohet nga mbetjet urbane.

Tenderat e dyshimtë në këto muaj të fundit të “mbretërimit të saj” në bashkinë e Shkodrës sa vijnë dhe shtohen, që nga riparimet e rrugëve dhe tek ato të pastrimit. Sikur të mos mjaftonte blerja e materialeve të reja, të argumentuara gjoja për përmirësim të shërbimit, prej muajsh po zvarriten edhe çështja e pastrimit të qytetit.

Këtë here kontratën ajo e hapi për 5 vite në shkelje të plotë të ligjit dhe pas disa dështimeve, ende thirrja ka mbetur publike, por duke mos marrë rrugën e zgjidhjes dhe për pasoje, mbeturinat janë prezente kudo në lagjet e qytetit, e duke e bërë situatën shumë herë me problematike.

Mbi 101 milion lekë të reja është tenderi për Zonën lindore që ka kaluar disa thirrje ne agjencinë e prokurimeve publike, pa marre një zgjidhje, për shkak se firmat që paraqiten në gare, ose nuk plotësojnë kriteret e parashikuara, ose nuk kalojne ligjshmerin e dokumenteve.

E ne kete mes Voltana Ademi eshte e fituara, pasi me firmat ekzistuese kryen favorizime, ndërsa qyteti nuk pastrohet ne grafiket e parashikuar dhe mbi te gjitha, mbeturinat shpesh nuk perfundojne ne landfildin e Bushatit.

Burime per shkodraneës kane bere me dije se drejtues te landfild-it e kane shprehur disa here kete shqetesim, pasi muajt e fundit kane konstatuar uljen e sasise se depozituar. E keto abuzime pritet qe Ademi ti kaloje edhe ne keshillin bashkiak, kur te kerkoje para shtese per pastrimin.

Loja qe po kurdiset eshte me e frikshme per financat e brishta te kesaj njesie vendore, qe zhytur nga kriza politike qe kalon vendi dhe kaosi qe ka perfshire bashkite, mund te kalohet pa u vene re. As kontrolli i larte i shtetit qe ka per detyre te kaloje ne site keto veprimtari, ne keto muaj nuk ka qene ne lartesine e kerkuar dhe pasojat do te bien askund tjeter perveçse ne xhepat e qytetareve, qe paguajne cdo vit para me shume, per nje sherbim qe sa vjen dhe perkeqesohet./ShkodraNews/