Shkodra, shqetësimi kryesor i qeverisë dhe PS-së, ja mbledhja urgjente që ka thirrur Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama mbledh të deleguarit e qarkut të Shkodrës në një mbledhje të jashtëzakonshme. Të pranishëm janë 4 të deleguarit, Arben Pellumbi, Musa Ulqini, Senida Mesi dhe Luan Harusha. Mësohet se në fokus të diskutimeve do të jenë porositë që kryeministri Rama u ka lënë të deleguarve në takimin që pati në Velipojë në 20 shtator. Një nga shqetësimet kryesore që ka sot PS e Shkodres është ristrukturimi dhe paralelisht gjetja e emrave të rinj që do të ulen në karriget e drejtorëve rajonale, pas shkarkimeve që rreth 1 muaj më parë bëri kryeministri drejtëpërdrejtë. Nëse detyrat e lëna nuk janë kryer, atëherë 4 të deleguarit do të mbajnë përgjegjësitë e tyre bëjnë me dije burime nga PS, që theksojnë se bashkia Shkodër është një nga shqetësimët më kryesore që sot ka qeveria. Asnjë zgjidhje nuk duket në horizont dhe në këtë takim të nisur pak minuta më parë, do të parashtrohen të gjitha alternativat për të bërë të mundur kapërcimin e kësaj situate kaotike. Gjithashtu kryeministri me gjasa do të vendosë që për qarkun të mos ketë më 4 përfaqësues politik, por të zgjidhet një i deleguar i vetëm ose dy emra, sic janë në rrethet e tjera./SHkodraNeës